Diego Simeone shpjegon përse Barcelona arkëtoi 3 pikë

Barcelona mposhti Atletiko Madridin në shtëpi me rezultat 1-0. Ishte një lojë me shumë shanse, por vetëm një numërohej dhe kjo ndodhi për Barcelonën. Sipas trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone, ishte ai avantazhi që i dha Barcelonës të gjitha pikët kundër ekipit të tij.

“Barcelona e meritoi fitoren, sepse kishte aspektin më të bukur të kësaj loje, që është efikasiteti”, deklaroi trajneri argjentinas pas ndeshjes.

Statistikat tregojnë se skuadra katalonase kishte më pak goditje në portë (2) se sa Atletico (4), por momenti vendimtar erdhi në mes të pjesës së parë kur Rafinja asistoi te Zhoao Feliks, i cili paraboloi Jan Oblakun në mënyrë fantastike.

LEXO EDHE:

Back to top button