Diego Simeone synon Kupën e Botës për klube, kurorëzimi për 4 vite punë

Pas barazimit kundër Alaves, trajneri i Atletiko Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se tashmë objektivi i vetëm i mbetur për skuadrën e tij është Botërori i klubeve, që zhvillohet këtë verë në Amerikë.
“Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një arritje e rëndësishme për të gjitha ato që kemi bërë në këto katër vite pune. Do të jetë një risi dhe do të ngjallë entuziazëm tek të gjithë pjesëmarrësit”, tha Simeone.
“Ne jemi përpjekur të luftojmë me skuadra të forta në Spanjë dhe Europë. Kemi konkurruar me Barcelona e Real Madrid në La Liga dhe kemi treguar se sa vlejmë. Ndaj, le ta bëjmë Kupën e Botës për klube një motiv më shumë për ne”, tha në fund Simeone.