Diell gjatë ditës, reshje të rrëmbyeshme në orët e pasdites
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa pasdite, në pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë Celsius.
Sipas sinoptikantëve, po vjen një periudhë moti e ngrohtë dhe e qëndrueshme me rritje të temperaturave ditore.








