Dielli lëshoi valën e flakës së zjarrtë

Dielli lëshoi valën e flakës së zjarrtë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, thotë se dielli lëshoi një ditë më parë valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një dekadë, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën, duke krijuar fenomenin që njihet si “dritat veriore”, të pazakonta në shumë pjesë të botës. Vala e flakës diellore shkaktohet nga një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike e që lidhet me ato që njihen si njolla në sipërfaqen diellore. Ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit, që po i afrohet kulmit. Lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt të Tokës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button