Digjen dy kamionë të vendosur si barrikadë në urën e Zveçanit

Digjen dy kamionë të vendosur si barrikadë në urën e Zveçanit

Dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” e që shërbenin si barrikadë janë djegur gjatë natës. Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Kamionët, që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë – Rashkë

Barrikadat ishin paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte) ndërsa u tha se deri të premten mund të largoheshin tërësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button