Digjen pesë vetura në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Bardovcë

Digjen pesë vetura në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Bardovcë

Pasditen e sotme ka shpërthyer zjarr në një parking me vetura të vjetra prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovci. Zjarrfikësja e Shkupit njoftoi se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali.

“Zjarri është shuar. Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin pjesë”, tha Zjarrfikësja.

LEXO EDHE:

Back to top button