Digjet një shtëpi afër stacionit hekurudhor në Shkup

Digjet një shtëpi afër stacionit hekurudhor në Shkup

Një shtëpi e braktisur është djegur në afërsi të stacionit hekurudhor në Shkup. Është djegur kulmi dhe një kat i shtëpisë që ndodhet në lagjen Maxhir Mëhallë, shkruan Alsat.

Në momentin e paraqitjes së zjarrit nuk ka pasur njerëz në objekt. Shërbimi i zjarrfikësve ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar dhe se zjarri është shuar.

“Në orën 13.50 është marrë njoftim për zjarr në një shtëpi të braktisur, në adresën “Gjuro Gjonoviq” numër 65. Menjëherë kanë ndërhyrë katër automjete me 10 zjarrfikës”, tha Zvonko Tomevski, komandant i brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button