Digjitalizimi, kyç për të kthyer bujqësinë në funksion dhe rrit konkurrencën e produkteve në treg
Digjitalizimi, kyç për të kthyer bujqësinë në funksion dhe rrit konkurrencën e produkteve në treg

Gazetar: Avni Tahiri
Maqedonia e Veriut ngec në zbatimin e reformave në sektorin e bujqësisë. Digjitalizimi në këtë sektor është kyç për të kthyer bujqësinë në funksion dhe rrit konkurrencën e produkteve në treg, shkruan Alsat.
Sipas prodekanes së Fakultetit të Bujqësisë Ivana Janevska, me programin e ri studimor, digjitalizimi në bujqësi, studentët do të mësojnë të aplikojnë teknologjitë digjitale në bujqësi apo se si të përdorin dronin për stërpikje.
“Pikërisht ky është edhe synimi, për të aplikuar teknologjitë digjitale, a do të jetë përdorimi i dronëve në pjesën e stërpikjes apo përdorimi i senzorëve në tokë, përdorimin e stacioneve meteorologjike, pra të gjithë proceset me digjitalizim dhe lidhjeve me ato gjëra të quajtura gjëra të internetit shpresojmë që do ta lehtësojnë prodhimin bujqësor në vendin tonë”, tha Ivana Janevska.
Sipas Janevskës, konkurrencën e tregut në fushën e bujqësisë e humbëm pikërisht me mos modernizimin e teknologjisë.
“Vendosja e një programi studimor si ky dhe vendosjen e teknologjisë në sektor do të rikthejë të rinjtë në vendet rurale. A do të jemi konkurrent në treg? Konkurrencën e humbëm si rezultat i mos modernizimit të vetë prodhimtarisë dhe çelësi i kthimit të pozicioneve konkurruese është pikërisht modernizimi”, u shpreh Ivana Janevska.
Synimi i programit të ri studimor, digjitalizimi në bujqësi në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit është që të regjistrohen studentë të cilët në të ardhmen do të mund të implementojnë teknologjinë digjitale në bujqësi me çka do të rritet kualiteti i prodhimit dhe konkurrenca në treg./ Alsat.mk