Dika: Elmasi është më i rrezikshëm se Pandevi

Përfaqësuesja e Rumanisë në prag të përballjes me Maqedonisë , në sfidën e parë eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, beson se do të arkëtojë 3 pikë, ndërsa si rrezik kryesor sheh Elif Elmasin. Në këtë drejtim ka folur ndihmës trajneri i Rumanisë, Nikollae Dika, që ka potencuar se futbollistët rumun duhet të jenë agresiv që nga fillimi i takimit.

 

 

“Ne duhet të kemi ambicje që të shkojmë në Botërorin në Katar. Duhet të tregojmë ambicjen tonë fitues edhe kundër Maqedonisë. Sipas meje, Pandevi është më kryesori, ndërsa më I rrezikshëm është Elif Elmas që luan te Napoli. Duhet të jemi agresiv nga filimi dhe të hapim shpejt ndeshjen. Unë besojë se selekisonuesi Radoi do të ketë dy testet negative dhe do të drejtojë kombëtaren. Por edhe nëse nuk arrin, do të jemi në komunikim të përhershëm me të,” tha mes tjerash Dika.

 

Mediat në Rumani shkruajnë se problem kryesor, të cilën ndoshta duhet të shfrytëzojë Maqedonia, është pozita e portierit. Katër portierët e ftuar janë pa eksperiencë dhe vetëm Florin Nita ka dy paraqitje për Rumaninë, ndërsa të tjerët presin që të debutojnë. Sipas mediave rumune, zgjedhja e parë është Jonut Radu nga Interi, që është portieri i tretë të skuadra nga Milano. Në anën tjetër, mediat raportojnë se Forin Jakob është zgjidhja më e mirë, pasi që është në formë më të mirë.

Sidoqoftë, pozita e portierit ndoshta është pika e dobët e Rumanisë, të cilën duhet të shfryëzojnë futbollistët e Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button