Dimarko mungon në dy sfidat me Fejnordin, Inzagi ndryshon sistemin e lojës

Anësori Federiko Dimarko do të mungojë rreth 20 ditë, duke humbur si ndeshjen e parë, ashtu edhe atë të kthimit kundër Fejnoordit në Ligën e Kampionëve. Në kampin zikaltër shpresojnë ta rikthejnë ish-lojtarin e Veronës për sfidën ndaj Atalantës më 16 mars, por rikuperimi i tij mbetet një sfidë e vështirë. Më i mundshëm duket rikthimi i tij pas pushimit ndërkombëtar (ndeshjeve të kombëtareve në mars).
Në Holandë, përballë një emergjence të madhe në krahun e majtë, me mungesat e Darmian, Karlos Augusto dhe Zalevskit për shkak dëmtimi, Simone Inzagi mund të detyrohet të ndryshojë skemën e Interit, duke kaluar nga formacioni i tij i zakonshëm 3-5-2 në 4-4-2.
Duke qenë se nuk është ndeshja e duhur për eksperimente, trajneri zikaltër po shqyrton të gjitha opsionet për të gjetur një formacion që ofron më shumë siguri. Marrja e një rezultati pozitiv në transfertë është thelbësore për të mbyllur llogaritë në kthimin e “San Siros”.