Dinamo, Ferencvaroshi e Olimpiakosi, në grupe të Championsit
Skuadra e Dinamo Kievit edhe në përballjen e dytë mundi Gentin me rezultat 3-0 dhe u kualifikua në garat në grupe në Ligën e Kampionëve. Bajallski, De Pena dhe Rodrigez ishin autorë të golave për Dinamon në sfidën e zhvilluar në Kiev.
Skuadra hungareze e Ferencvaroshit përballoi sulmet dhe falë golit në transfertë , eliminoi Molden, pasi që nuk kishte gola në përballjen në Hungari, ndërsa takimi i parë u mbyll me rezultat 3-3.
Me rezultat identik (0-0), Olimpiakosi eliminoi skuadrëne Omonias në rrugën drejt kualifikimit tjetër në garat në grupe në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën do të mësohen udhëtarët e fundit në garat në grupe në Ligën e Kampionëve kur takohen: Mitilandi – Slavia Praga (0-0), PAOK- Krasnodari (1-2) dhe Salzburg – Makabi Tel Aviv (2-1).