Diners Club – 75 vjet në botë dhe 30 vjet në Maqedoni!

"75 vjet inovacion, 30 vjet udhëheqje - Diners është më shumë se një kartë."

Në vitin 1949, Diners Club krijoi kartën e parë të kreditit, duke hapur derën për një revolucion në metodat e pagesave në mbarë botën. Që atëherë e deri më sot, Diners ka qenë sinonim i inovacionit, besimit dhe privilegjeve.

Si filloi historia?

Ideja për kartën e parë të kreditit erdhi nga biznesmeni i famshëm amerikan Frank McNamara, i cili u gjend në një situatë të vështirë – pa portofol në një restorant. Ky incident çoi në krijimin e kartës së parë Diners Club, e cila shpejt ndryshoi mënyrën e kryerjes së pagesave përgjithmonë.

Nga fillimet modeste në vitin 1950 me 14 restorante dhe 2 hotele në Nju Jork, Diners Club tani pranohet në mbi 55 milionë vende në më shumë se 200 shtete.

30 vjet Diners Club në Maqedoni

Në vitin 1994, Diners Club mbërriti në Maqedoni si karta e parë e kreditit që u ofron anëtarëve të saj fleksibilitet më të madh financiar. Sot, Diners pranohet në mbi 5000 pika shitjeje dhe 400 ATM në të gjithë vendin, duke ofruar privilegje unike:

  • Pagesa deri në 24 këste – në shumë lokacione dhe pa interes
  • Zbritje dhe përfitime ekskluzive në dyqanet tuaja të preferuara
  • Pagesë të shtyrë për liri dhe komoditet më të madh
  • Qasje në para të gatshme në ATM dhe shumë më tepër

Diners Club është më shumë se thjesht një kartë – është anëtarësim në një klub që e bën jetën më të lehtë dhe më të bukur.

75-vjetori i Diners Club International nuk është vetëm një moment domethënës për këtë markë, por është një festë e fillimit të një industrie të tërë, e krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të konsumatorëve.

Historia e suksesit të Diners Club Maqedoni vazhdon të shkruhet, me motivim në rritje për sfidat e ardhshme, përvoja të reja, progres dhe zgjerim, gjithmonë me fokus në ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera për anëtarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët.

Shijoni liri më të madhe financiare dhe fleksibilitet pagese me Diners Club – bashkohuni me klubin dhe aplikoni sot!

LEXO EDHE:

Back to top button