Disa afganë lëshojnë Maqedoninë e Veriut, do të vendosen në Portugali

Ka përfunduar qëndrimi i përkohshëm në vend për një grup qytetarësh nga Afganistani, përcjell Alsat. Qeveria njofton se një grup prej 7 refugjatëve afganë që po qëndronin në Maqedoninë e Veriut, mbrëmjen e djeshme janë nisur për në Portugali, vend i cili do të jetë vendbanim i përhershëm i personave në fjalë. Për momentin, në vendin tonë vazhdojnë të mbesin edhe 400 refugjatë nga Afganistani. Ndërkaq, më herët refugjatët afganë që po qëndronin në Maqedoninë e Veriut ishin vendosur në Francë, Irlandë dhe Greqi.

LEXO EDHE:

Back to top button