Disa familje e kërkojnë pronën e tyre në Gradishtë, kërkojnë të mos uzurpohen

Disa familje e kërkojnë pronën e tyre në Gradishtë, kërkojnë të mos uzurpohen

Gazetar: Miki Trajkovski

Derisa tridhjetë familje presin prej vitesh që përmes ligjit të shpronësimit t’u kthehet prona në autokampin e Gradishtës afër Ohrit, ata pretendojnë se dikush me këmbëngulje po ndërton dhe i uzurpon ato, shkruan Alsat.

Thonë se në vend që të marrin atë që u ka mbetur nga të parët, në këtë vend tërheqës buzë liqenit të Ohrit vazhdon zgjerimi i ndërtimit. E gjithë pasuria e Gradishtes llogaritet në mbi 20 milionë euro.

“Çdo ditë sillet beton, hekur, çimento dhe ndërtohet. Askush nuk merr masa përkundër dy reagimeve tona më parë…ku është inspektorati? I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që t’i lëshojë inspektorët në terren”, tha Gjore Taneski- banor nga Peshtanit.

“Kemi marrë nga Gjykata Administrative se është në favorin tonë. Ata luajnë me ne ashtu siç duan dhe kjo është e pabesueshme. Kushdo që vjen, premton gjithçka dhe në fund, asgjë. Kryesisht politikanë. Politika është e përfshirë në kampin e Gradishtës”, u shpreh Petre Canoski- banor.

“Kemi të përfshirë nga qeveria, nga politika, ndërsa të përfshirë janë edhe nga policia. Dikush i mbron ata”, theksoi Gjore Taneski-banor në Peshtani.

Nga kompania MKM Nova Trade, e cila menaxhon autokampin, thonë se kanë marrëveshje me kompaninë pronare, se punojnë në përputhje me ligjet dhe mohojnë që në kamp ndërtohet.

“U bëjmë thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve që pretendojnë në çfarëdo mënyre pronësinë e lokacioneve të caktuara në Autokamp, të cilave sipas deklaratave u janë marrë, t’i ushtrojnë të drejtat e tyre përmes institucioneve të sistemit”, thonë nga MKM Nova trejd.

Kontroll të jashtëzakonshëm ka bërë edhe Parku Kombëtar i Galiçicës. Ata pretendojnë se kanë vënë re vetëm aktivitete për mbarëvajtjen e stacionit të filtrimit në kamp.

Ish-pronarët e pronave, pra tani rreth 150 trashëgimtarë të tyre, kërkojnë kthimin e parcelave të konfiskuara në vitin 1957 me anë të nacionalizimit nga ana e shtetit të atëhershëm./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button