Disa fruta për shëndet më të mirë gjatë vjeshtës

Disa fruta për shëndet më të mirë gjatë vjeshtës

Shumë dietologë e doktorë rekomandojnë të konsumohen pemët e perimet sezonale. Ndërkohë që vjeshta është afër, ka disa prej tyre që ofrojnë vlera të shumta ushqyese.

Yahoo Life ka shkruar se patatja e ëmbël ofron shumë përfitime për shëndetin, pasi përmban shumë pak kalori dhe një e tillë përmban afërsisht 486 miligramë kalium, 18 për qind të vlerës së nevojshme për një ditë. Kaliumi ndërkohë luan rolin e elektrolitit, gjë që mban në balancë lëngjet trupore dhe rregullon tensionin e gjakut.

Patatja e ëmbël mund të ndihmojë edhe për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që do të thotë se kjo perime ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Boronica e kuqe nuk është vetëm për të bërë lëng, ajo mund të përdoret në shumë mënyra.
Kjo frutë përmban pak kalori, ndërkohë që ka sasi të konsiderueshme të ujit, pasi përmban 87 për qind ujë.
Boronicat e kuqe përdorën edhe për qëllime shëndetësore, pasi janë rekomandimi i parë kur bëhet fjalë për infeksionet urinare. Ato përmbajnë komponimin proannthocyanidin të tipit A, i cili është i mirë për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Frutat e malit, në përgjithësi, përmbajnë flavonide, të cilat kanë vlera ushqyese që ndihmojnë në kontrollimin e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kur bëhet fjalë për boronicën e kuqe, flavonidet i gjenden në lëkurë, prandaj nuk është se mund të përmbajë sasi të madhe të tyre.

Kungujt gjithashtu janë të mbushur me vlera ushqyese. Ata përmbajnë pak kalori dhe sasi të bollshme të vitaminës A, e cila ndihmon direkt gjëndrën tiroide dhe funksionin e metabolizmit, gjë që mbëshet menaxhimin e peshës së tepërt.

Kungulli përmban edhe fibra probiotike, të cilat ndihmojnë shëndetin e zorrëve.

Mollët janë po ashtu fruta të vjeshtës, të cilat kanë shumë përfitime shëndetësore. Ato përmbajnë pak kalori e kripëra, ndërkohë që janë të pasura me kalium, karbohidrate, fibra, proteinë, vitaminë C, hekur e magnez. Pasi përmbajnë antioksidsantë të fuqishëm, mollët ndihmojnë shëndetin e trurit dhe të zorrëve.
Këto fruta mund të mbrojnë kundër sëmundjeve kronike, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

Rrushi ka përmbajtje të bollshme të antioksidantëve. Ai përmban sasi të konsiderueshme të kaliumit ndërkohë që ka shumë pak kalori. Rrushi mund të ndihmojë shëndetin e zemrës, ka efekte antikancerogjen. Kjo frutë mund të ndihmojë edhe kundër diabetit pasi mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak.
Rrushi mund të mbrojë shëndetin e syve, mund të përmirësojë memorien dhe disponimin dhe është i mirë edhe për shëndetin e eshtrave.

LEXO EDHE:

Back to top button