Real Madridi po kalon një sezon shumë të paqëndrueshëm. Pas humbjes në “Anfield” kundër Liverpullit dhe rënies në vendin e pestë, situata është komplikuar edhe në La Liga, ku tri barazimet radhazi, i fundit ndaj Xhirona-s, i kanë kushtuar vendin e parë në renditje. Brenda klubit ka shqetësim të madh.
Çabi Alonso deklaroi pas barazimit 1-1: “Është një sezon i gjatë…, duhet të vazhdojmë me unitet dhe autokritikë të drejtë”.
Por sipas “The Athletic”, dhoma e zhveshjes së bardhë është e përçarë; stili i tij personal dhe disa ide taktike nuk janë pritur mirë nga një pjesë e skuadrës.
Largimi i Ançelotit dhe “revolucioni” i Alonso kanë sjellë tensione me disa yje.
Mbape, Valverde dhe Kamavinga janë përpjekur të mohojnë konfliktet, por disa lojtarë mbeten skeptikë ndaj metodave të tij, ndërsa të tjerë mendojnë se fajin nuk e ka trajneri. Burime të brendshme e përshkruajnë situatën si “shumë të vështirë”, madje si “një katastrofë”, duke theksuar se skuadra po luan shumë keq dhe mesazhet e Alonso “nuk po mbërrijnë” te lojtarët.








