Disfatë e katërt për Oklahomën, Feniksi “demolon” Lejkersin

Skuadra kampione e Oklahoma pësoi humbjen e katërt sezonale. Thunder u mundën 130-110 nga San Antonio. Shai realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Spurs dyshja Xhonson-Kastëll realizoi 49 pikë.

Fitore në sekondat e fundit për Dallasin, që mundi 131-130 Denver në një sfidë spektakolare. Flag me 33 pikë e Dejvis me 31 pikë u dalluan për teksanët.

Jashtë fushe fiton Çikago, që mundi 126-123 Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Xhosh Gidej me një “triple double”.

Lejkers turpërohen në Feniksi, që fitoi 132-108. Të gjithë titullarët e Feniksi realizuan mbi 10 pikë (Bruks me 25 pikë më i miri). Befason Toronto, që falë 27 pikëve të Barnsit mundi 112-91 Majamin jashtë fushe.

NBA-Rezultatet

Sharlot – Uashington, 126-109

Filadelfia – Bruklin, 106-114

Atlanta – Çikago, 123-126

Klivlend – Nju Orlins, 141-118

Indiana – Milluoki, 94-111

Majami – Toronto, 91-112

Dallas – Denveri, 131-130

Minesota – Nju Jork, 115-104

San Antonio – Oklahoma, 130-110

Feniksi – Lejkers, 132-108

Juta Xhaz – Memfisi, 128-137

Portland – Orlando, 106-110

Sakramento – Detroit, 127-136

LA Klipers – Hjuston, 1287-108

LEXO EDHE:

Back to top button