Disfatë për liderët, Los Anxhelos Klipers merr kreun në Perëndim

Minesota e Oklahoma janë mundur në ndeshjet e fundit, duke i dorëzuar kreun e renditjes në Perëndim ekipit të Los Anxhelos Klipers. Minesota u mund 129-123 nga Çikago, pas kohës shtesë, sfidë ku DeRozan dhe Uajt realizuan nga 33 pikë secili.

Oklahoma u mund 124-117 nga Juta Xhaz, ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Markanen me 33 pikë e 11 kërcime. Vjen humbja e dytë radhazi për Milluokin, që u mund 114-106 nga Feniksi. Buker me 32 pikë e Durant me 28 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Antetokounmpo-s.

Fitore në sekondat e fundit për Indiana Pejsers, që falë 29 pikëve të Siakamit mundi 132-129 Hjuston. Shkëlqen edhe ekipi i Dallas, që mundi 119-107 Brooklyn, sfidë ku protagonist ishte dyshja Irving-Doncic, që së bashku realizuan 71 pikë.

NBA-REZULTATET

Indiana – Hjuston, 132-129

Bruklin – Dallas, 107-119

Miami – Orlando, 121-95

Nju Jork – Memfis, 123-113

Çikago – Minesota, 129-123

Juta Xhazz – Oklahoma, 124-117

Feniks – Millouki, 114-106

LEXO EDHE:

Back to top button