Disfatë për Maqedoninë në Amsterdam

Përfaqësuesja e Maqedonisë me disfatë mbylli paraqitet në Euro 2020. Edhe para se të fillojë përballja në stadiumin “Johan Krojf”, Holanda ishte favorite dhe me kalimin e kohës këtë epitet e konfirmoi duke tundur 3 herë portën e Stole Dimitrievskit. Ndërkohë dy golat që i shënoi Maqedonia (Triçkovski dhe Çurlinov) u shënuan nga pozita jashtë loje.

Në pjesën e parë dominoi Holanda e cila krijoi më shumë raste  , ndërsa në minutën e 24-të kaloi në epërsi me 1-0 falë realizimit të Memfis Dejat. Para shënimit të golit sulmuesit holandez , Trajkovski goditi shtyllën e Holandës në minutën e 22-të.

Në fillim të pjesës së dytë, në aksionin e parë më konkretë, Holanda shënon golin e dytë. Depaj shfaqet në rolin e asistuesit, ndërsa vajnalldum shënon për 2-0.

Në minutën e 60-të, aksion perfekt nga vendasit, kur Depaj godet brenda zonës, ndërsa topin e devijuar e pret Vajnalldum dhe e drejton në portë për 3-0 dhe për të regjistruar golin e dytë personal.

Në minutën e 68-të nga ndeshja u largua Goran Pandevi , duke marë përkrahjen e të gjithë tifozëve në stadiumin “Johan Krojf” në Amsterdam.

Deri në fund të takimit, Holanda u kënaq me fitoren dhe arkëtimin e tri pikëvë me të cilat mbyll garat në Grupin “C” , në vendin e parë, ndërsa Maqedonia edhe përpos shumë ndrrimeve (Hasani, Kostadinov, Stojanovski dhe Nikollov) nuk arriti që të bëj diç më tepër përpos që të pajtohet me disfatën e tretë në EURO 2020, pas Austrisë (1-3) dhe Ukrainës (1-2). Në këtë mënyrë Maqedonia mbyll paraqitjen historike në EURO 2020 me 3 disfata, duke shënuar 2 gola dhe duke pranuar 8-të.

LEXO EDHE:

Back to top button