Disiplina Saudite dënon Kristiano Ronaldo për sjellje të pahijshme

Sfidën në fushë e fitoi, por jo atë jashtë saj. Kristiano Ronaldo vazhdon të pretendojë titullin në Arabinë Saudite dhe të jetë favorit për “Këpucën e Artë”, veçse këto ambicie të tij morën një goditje.

Superylli portugez do të duhet të rrijë pushim në dy ndeshjet e ardhsme të Ligës Profesioniste Arabe pasi u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës. “CR7” mori edhe një gjobë, dhe e gjithë kjo për shkak të veprimeve të tij në fushë, në ndeshjen ku Al Nassr fitoi 3-2 ndaj Al Shabab.

Ronaldo ofendoi dy herë tifozët vendas, të cilët e tallën gjatë gjithë kohës me thirrje për Mesin. Gjestet e “CR7” ishin vërtet të shëmtuara, e mesa duket ai nuk mundi të ruante gjakftohtësinë.

LEXO EDHE:

Back to top button