Diskualifikohet Fetel, gëzon Hamiltonin dhe Sainzin

Piloti i “Ston Martin” në Formula 1, Sebastian Fetel, është diskualifikuar pavarësisht që përfundoi në garën e dytë në garën për Çmimin e Hungarisë. Arsyeja është që zyrtarët nuk ishin në gjendje të merrnin mostrën e detyrueshme të një litri karburant nga makina, pasi përfundoi gara.

Organi drejtues i FIA-së, tha se ishte e mundur të nxirrte vetëm 0.3 litra nga makina dhe që nuk kishte mbrojtje siç pretendohej. Kjo ka ndikuar që Fetel të diskualifikohet, kurse nga kjo kanë përfituar Luis Hamilton i “Mercedes”-it, i cili tani merr pozitën e dytë, ndërsa Karlos Sainz i Ferrarit kalon në pozitën e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button