Distria Krasniqi, medalja e bronztë në Pragë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronzit në Kampionatin Evropian në Çeki, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi e mposhti xhudisten franceze Melani Klement. Kjo është medalja e dytë evropiane për të, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Paraprakisht, xhudistja kosoare, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, mirëpo u ndal nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ipon në rrethin e tretë.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ipon në gjysmëfinalen e repesazhit për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.

LEXO EDHE:

Back to top button