Distria Krasniqi, pa probleme kalon në çerekfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë në Grand Prin e Zagrebit dhe është kualifikuar në çerekfinale. Kampionia olimpike nga Kosova, ka fituar pa telashe edhe në raundin e dytë të garës, që po mbahet në kryeqytetin kroat.

Fillimisht, Distria ishte dominuese në takimin e parë ndaj Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘ëaza-ari’. Ashtu ndodhi edhe në raundin e dytë, ku pejania arriti të mposht me ‘ippon’ xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye, në kategorinë deri në 52 kg. Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Ndërkohë më vonë, Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë.

LEXO EDHE:

Back to top button