Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kampionia olimpike pas dy fitoreve në raundin e dytë dhe të tretë, ka siguruar fitoren edhe në çerekfinale. Distria në këtë raund e ka mposhten xhudisten nga Mongolia, Khorlooodoi Bishrelt në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Këtë ndeshje, xhudistja pejane e fitoi me ‘ëaza-ari’ duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.








