Sot shënohet Dita Botërore e Popullsisë
Sot shënohet Dita Botërore e Popullsisë

Sot shënohet Dita Botërore e Popullsisë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se kjo ditë është një moment reflektimi për të gjithë ne që të angazhohemi, për të siguruar që çdokush të mund të ushtrojë të drejtat dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Gjatë tre dekadave të fundit, shoqëritë në mbarë botën kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mbledhjes, analizës dhe përdorimit të të dhënave të popullsisë. Këto përparime kanë përmirësuar ndjeshëm ofrimin e kujdesit shëndetësor në nivel global. Sipas të dhënave të OKB-së, u deshën qindra mijëra vjet që popullsia e botës të arrinte në 1 miliard dhe pastaj në vetëm 200 vite të tjera, popullsia u shtatëfishua. Popullsia globale pritet të arrijë në rreth 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 10.9 miliardë në 2100.