Dita Botërore e Qenve Endacakë
Dita Botërore e Qenve Endacakë

Sot është Dita Botërore e Qenve Endacakë. Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë. Ato ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.
Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.
4 prilli si Ditë Ndërkombëtare e Qenve Endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.