Dita e Peshkatarëve, e shënuar me larje tradicionale në Liqenin e Ohrit
Dita e Peshkatarëve, e shënuar me larje tradicionale në Liqenin e Ohrit

Gazetar: Miki Trajkovski
Dëbora dhe temperaturat e ulëta nuk i penguan banorët Ohrit që të vazhdojnë traditën disadekadëshe dhe të festojnë ditën e peshkatarëve duke notuar në liqenin afër Saraishtes. Kjo ditë shënon fillimin e sezonit të peshkimit.
“Me sa mbajmë mend, në këtë ditë mbaron shumimi i vezëve dhe peshkatarët fillojnë të peshkojnë troftën. Dhe kjo është një ditë shumë e madhe për banorët tanë të Ohrit. Me kalimin e kohës, kanë ndryshuar habitatet e disa peshqve. Trofta është shumë më thellë, vjen deri te vezët, por pas vezëve, trofta tërhiqet. Ka peshq, jo se nuk ka, por mund të zhduket”, tha një qytetar.
“Kjo është dita më e bukur. Vazhdojmë traditën. Kam 40 vjet që lahem gjithë jetën. Edhe babai është një nga kërcyesit më të vjetër. Por ata në atë kohë kanë kërcyer natën”, shtoi një qytetar tjetër.
Deri para pandemisë së Kovid-it, në këtë ditë në një kazan të madh zihej edhe çorbë e peshkut, ndërsa shërbehej edhe një fuçi verë e kuqe./Alsat.mk