Dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli intensifikon sulmet në Gaza

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të qëllojnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve. Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme të premten, por nuk kishin hyrë në Gaza.

Një reporter i BBC në Gaza tha se kishte bombardime të mëdha që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë kanë vdekur në Izrael që kur filluan luftimet të hënën.

Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë parë më shumë se 400 persona të arrestuar.

Benjamin Netanyahu tha se operacioni ushtarak izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme. Ai tha se Hamas, grupi islamik që sundon në Gaza, do të paguante një çmim të rëndë.

Një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se grupi ishte gati t’i jepte ushtrisë së Izraelit “mësime të ashpra” nëse vijon sulmet.

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014, e cila u nxit nga tensionet izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në vendin e shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button