Dita e policisë, Spasovski: Vazhdojnë përpjekjet për përfaqësim të barabartë në baza etnike dhe gjinore

Në Ditën e Policisë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, gjatë fjalimit të tij kryesisht u krenua me arritjet e punonjësve të ministrisë së Brendshme. Sipas tij, do të vazhdojnë përpjekjet për më shumë përfaqësim të barabartë në baza etnike dhe gjinore në radhët e forcave të policisë. Në ceremoninë e shënimit të 7 majit presidenti Stevo Pendarovski, tha se meritat e policisë janë të mëdha dhe se tani u jemi edhe më shumë mirënjohës për shkak të angazhimit të tyre për menaxhimin e situatës me pandeminë. Gjatë ceremonisë u prezantuan edhe 5 uniforma te reja.

“Sa i përket efikasitetit të punës së policisë, janë treguar rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Me kënaqësi konstatoj se pothuajse në të gjitha segmentet është përmirësuar dukshëm rezultati. Është e dukshme edhe ulja e përgjithshme e kriminalitetit. Nga 1 janari deri në 15 prill të vitit 2021, veprat penale janë ulur për 9.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është rritur funksioni zbulues i narkotikëve dhe armëve, pengimi migrimit ilegal, trafikim i emigrantëve, shtypja e krimit të organizuar. Kontrollet e shtuara në komunikacion kanë bërë që gjatë viti 2020, të regjistrohet numri më I ulët numri i fatkeqësive në komunikacion në 30 vitet e fundit”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button