​Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi

​Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi

Në ditën e fundit të muajit tetor gjashtë shtetet e Detit të Zi, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Rusia dhe Turqia, shënojnë ditën e detit të përbashkët.

31 tetori është data, në të cilën gjatë vitit 1996 shtetet bregdetare miratuan një plan strategjik të veprimit për rinovimin dhe ruajtjen e Detit të Zi.

I lidhur me Mesdheun dhe me Detin e Marmara përmes ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, Deti i Zi është një nga pellgjet ujore me rrjedhë më të ngadalë në botë.

Një pjesë e madhe nga thellësitë e tij, janë të mbushur me squfur, i cili ka dëbuar jetën në mbi 85 për qind nga vëllimi i tij.

Vetëm shtresat më të larta 10-15 për qind nga ky det janë akoma “të gjalla”. Tek to zgjerohet mbretëria e organizmave anaerobe dhe të mbeturinave arkeologjike nga disa qytetërime të lashta, të konservuar mirë nga përbërjet me squfur.

E quajnë të zi për shkak të karakterit të tij. Por mbase dhe për shkak të transparencës më të dobët të ujërave, mesatarisht rreth pesë metra, në ndryshim nga fqinji mesdhetar, ku vështrimi mund të depërtojë deri nën 30 metra thellësi.

Deti i Zi është shumë më pak i kripur se Mesdheu, sepse në të derdhin ujërat e katër lumenjve më të mëdhenj evropianë Danub, Dnepër, Dnestër dhe Don. Pellgu i grumbullimit të ujit përfshin 21 shtete. Aty jetojnë 2000 lloje kafshësh dhe rreth 1000 lloje bimësh.

Gjatë viteve ‘60-ta të shekullit të kaluar filloi procesi i një humbjeje të shpejtë të larmisë biologjike në pellg dhe sot peshqit janë shumë të paktë.

Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj kërcënimeve për det, si ndotja, peshkimi dhe ndërtimi në rajonet bregdetare.

LEXO EDHE:

Back to top button