Dita Ndërkombëtare e Gjuhës, Stoilkoviq me apel për forcimin e karakteristikave kulturore dhe promovimin e bashkëjetesës
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës, Stoilkoviq me apel për forcimin e karakteristikave kulturore dhe promovimin e bashkëjetesës

Disa nxënës të arsimit fillor nga bashkësi të ndryshme etnike u shpërblyen nga Ministria e Marrëdhënieve mes Komuniteteve për veprat më të mira në prozë apo poezi në gjuhën e tyre me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës amtare. Ministri, Ivan Stoilkoviq tha se konkursi ishte i hapur për të gjithë pavarësisht se disa nga gjuhët nuk janë të përfshira në Kushtetutë. Ai apeloi për forcimin e karakteristikave kulturore dhe promovimin e bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, 21 Shkurti u krijua nga Kombet e Bashkuara dhe UNESCO në vitin 1999 me qëllim promovimin, edukimin dhe afirmimin e të gjitha gjuhëve, si dhe mbështetjen e zbatimit të strategjive dhe politikave në favor të diversitetit gjuhësor në të gjitha pjesët e botës.
“Kushtetuta parashikon shtatë gjuhë, por konkursi ishte i hapur për të gjithë, edhe për ato që nuk përmenden në Kushtetutë, kështu që nuk bëmë asnjë dallim midis gjuhëve. Gjuha nuk është vetëm mjeti më i përsosur i të kuptuarit midis njerëzve, por edhe një nga mjetet e identifikimit kulturor, shpirtëror dhe të gjithë njerëzve në botë, përfshirë këtu edhe vendin tonë, pasi njihet si shumëgjuhëshe dhe shumëkombëshe. Dhe nga ky aspekt kemi besuar se duhet të respektojmë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Maqedoni”, tha Ivan Stiolkoviq, ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive. /Alsat.mk