Dita Ndërkombëtare e Romëve, hapet qendra e parë në vend për grupet e margjinalizuara dhe për riintegrim

Dita Ndërkombëtare e Romëve, hapet qendra e parë në vend për grupet e margjinalizuara dhe për riintegrim

Gazetar: Avni Tahiri

Romët nuk do të diskriminohen më duke pritur nëpër sportele por shërbimet do t’i marrin në komunën e tyre. Këtë premtim e bëri kreu i Shuto Orizarit Kurto Dudush, në Ditën ndërkombëtarë të romëve, shkruan Alsat.

Nga Fondi Shëndetësor dhe Fondi Pensional, sipas Dudush, presin përgjigje që të kenë sportele në këtë qendër ndërsa byroja e punësimit, dhe organizatat jo qeveritare që përfaqësojnë romët, veç më do të kryejnë shërbime për romët në këtë qendër komunale.

“Jemi dëshmitar të diskriminimit të grupeve të margjinalizuar të romëve të cilët nuk i shërbejnë neper sportele ku ata kërkojnë shërbime, e pamë problematiken dhe për këtë arsye vendosem që shërbimet t’i sjellim në nivel lokal”, tha Kurto Dudush – Kryetar i komunës së Shuto Orizarës.

Nga përfaqësues të programit për zhvillim të UNDP-së, dhe përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian, u tha se kjo është qendra e parë në vend për grupet e margjinalizuara dhe për riintegrim më efikas të personave të rikthyerve në vend ndërsa një qendër e ngjashme pritet të hapet edhe në Shtip.

”Kjo qendër, do të ketë dhe do të ofrojë shumë shërbime për komunitetet rome, duke filluar nga shërbimet ligjore, shërbimet e punësimit, kujdesi shëndetësor dhe shërbime të tjera të integruara dhe ne do të ndihmojmë në ndërtimin e këtyre shërbimeve çdo ditë”, u shpreh Ana Çernishova – Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në RMV.

Qendra e re në Shuto Orizari, do t’u shërbejë rreth 1,000 personave të margjinalizuar ku do të përfshihen edhe rreth 100 persona të cilët ende nuk kanë shtetësi ndërsa jetojnë në këtë komunë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button