Dita që ndryshoi gjithçka: 73 vite më parë u vizatua “zebra” e parë, në cilin qytet?
Dita që ndryshoi gjithçka: 73 vite më parë u vizatua “zebra” e parë, në cilin qytet?

73 vite më parë, më 31 tetor, botës iu paraqit një “zebër”, pra një vendkalim këmbësorë i shënuar me vija të bardha. Kjo risi ishte një përgjigje ndaj kaosit të trafikut dhe nevojës për siguri më të madhe të këmbësorëve në zonat urbane . Deri atëherë, kalimet shënoheshin me llamba.
Por ku u vizatua “zebra” e parë në botë? Po flasim për qytetin britanik Slough, rreth 30 kilometra në perëndim të Londrës. Kalimi ishte i shënuar me vija të bardha (horizontale) në një sfond të errët, kështu që ishte jashtëzakonisht i dukshëm. Në këtë mënyrë, shoferët mund ta shihnin atë më lehtë dhe mund të ngadalësonin shpejtësinë në kohë.
Analizat treguan se kalimet e reja reduktuan numrin e aksidenteve, kështu që ato u futën në të gjithë Britaninë, e së shpejti edhe në vende të tjera.
73 years ago #Today, the zebra crossing was first introduced in Slough, Berkshire, England to reduce casualties at pedestrian road crossings pic.twitter.com/xNQw93kAnb
— Massimo (@Rainmaker1973) October 31, 2024
Futja e “zebrës” shënoi fillimin e një epoke të re në sigurinë në trafik, megjithëse me kalimin e kohës u futën edhe lloje të tjera sinjalistike. Politikani britanik James Callahan besohet se ka përdorur për herë të parë termin “kalim zebra” sepse i kujtonte atij modelet e zebrës.
Me kalimin e kohës, shprehja u bë e njohur, si në ishull ashtu edhe në botë.