“Ditë e re”, arsimi në Skandinavi, dallimi me Maqedoninë e Veriut
"Ditë e re", arsimi në Skandinavi, dallimi me Maqedoninë e Veriut

Gazetare: Ilmie Zhaku
Në emisionin “Ditë e re” në Alsat, me moderatoren Era Gjakova sot u diskutua arsimi në Skandinavi, me të ftuarat Katri Kuuka, nga Agjencia kombëtare finlandeze për arsim dhe Nermina Wikstrom nga Agjencia kombëtare suedeze për arsim.
Mysafirët informuan se në vendet skandinave i jepet rëndësi e madhe arsimit fillor, fëmijët deri në 15 vjet janë të detyruar të shkojnë në shkollë, ndërsa më pas vendosin nëse duan të vazhdojnë shkollimin apo zanatin. Ndryshe nga sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut ku edhe shkolla e mesme është e detyrueshme.
Të pyetur nga moderatorja për rëndësinë e gjuhës në sistemin arsimor, Wikstrom nga Suedia theksoi se gjuhës amtare në Suedi i jepet shumë rëndësi, çdokush e mëson gjuhën e tyre amtare dhe është e barabartë me lëndët tjera.
“Në Finlandë, gjuha amtare mësohet në orë të posaçme, dhe është e financuar pjesërisht nga shteti” u shpreh Katri Kuuka nga Finlanda.
Mysafiret u shprehën se vendet e tyre janë shum demokratike dhe ajo çka i bën të suksesshëm në sistemin arsimor janë vlerat dhe mënyra se si funksionon sistemi./ Alsat.mk