Ditët në vijim në Shkup do të bëhet dezinsektimi ajror e tokësor
Ditët në vijim në Shkup do të bëhet dezinsektimi ajror e tokësor

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën në mëngjes do të bëhet dezinsektimi ajror në gjithë territorin e këtij qyteti. Ata kërkuan nga bletarët të marrin masa paraprake.
“Njoftojmë se më 28 dhe 29 qershor (e shtunë dhe e diel), në orët e para të mëngjesit, do të bëhet dezinfektimi ajror kundër formave të mëdha të mushkonjave”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Prej 30 qershorit (të hënën) e deri më 3 korrik (e enjte) do të ketë dezinsektim tokësor në periudhën 22:00-03:00.
Dezinsektimi do të bëhet në këtë periudhë, nëse kushtet klimatike e mundësojnë një gjë të tillë, ndërsa në rast të reshjeve, termini do të zhvendoset për në ditën e ardhshme.