Divorci i stërgjatur i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, komplikohet sërish situata


Atëherë kur menduam se gjërat mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt nisën të shkonin mirë, diçka ndodh! Divorci i dyshes së famshme u komplikua sërish dhe kësaj here, aktori është më shumë se i inatosur me Jolie. Thuhet se javën e kaluar, Angelina ka kërkuar që gjykatësi që po merret me çështjen e tyre të përjashtohet sepse mendohet të ketë një lidhje me avokatin e Brad Pitt.

Burime pranë Pitt thonë se ky i fundit është i xhindosur me pretendimin e Jolie-së sepse kështu s’bën gjë tjetër veçse shtyhen procedurat e nevojshme për finalizimin e divorcit.

“Brad thotë se kësaj here Angelina e ka tepruar, ka kaluar çdo masë. S’i ka lënë opsion tjetër veçse ta luftojë edhe më fortë.”

Në përgjigje të kërkesës së aktores, avokati i Brad i ka kujtuar Jolie se kjo që po bën është në dëm të fëmijëve të tyre, pasi i vështirëson gjërat.

“Individët që vuajnë më shumë nga e gjithë kjo janë fëmijët, të cilët vijojnë të jenë ende të paqartë si pasojë e këtyre çështjeve gjyqsore.”- shton burimi sipas Us Weekly.

Nuk dihet se si do të shkojë divorci i stërzgjatur Jolie-Pitt, por gjasat që gjërat mes tyre të shkojnë keq, janë të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button