Dixhitalizimi i ndërmarrjeve publike / Telekom, 1000 orëmatës të mençur të ujit në 4 komuna

Dixhitalizimi i ndërmarrjeve publike / Telekom, 1000 orëmatës të mençur të ujit në 4 komuna

Telekom Maqedoni ka zbatuar 1000 orëmatës të mençur të ujit në 4 komuna që janë të përfshira në projektin për modernizimin dhe dixhitalizimin e ndërmarrjeve publike. Drejtori i Telekom Maqedoni, Marjan Bogatinovski tha se Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht investon në zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale, që e përmirësojnë jetën e bashkëqytetarëve dhe poashtu kontribuojnë në uljen e konsumit të resurseve natyrore.

“Ujëmatësit e mençur i mbledhin në mënyrë automatike të dhënat për konsumimin e ujit, dhe i dërgojnë përmes rrjetit mobil te drejtoritë komunale. Më pas drejtoritë komunale kanë qasje jo vetëm në konsumin e ujit, por edhe për rrjedhje eventuale, që domethënë ulen humbjet por ulen edhe shpenzimet për resurse njerëzore”, deklaroi Marjan Bogatinovski, Telekom. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button