“Djajtë e Kuq” arrijnë deri te pozita e dytë

“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota në përballjen me Uest Hemin, duke e mundur këtë të fundit me rezultat minimal, falë një autogoli.

 

 

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer ishte shumë më e mirë, sidomos në pjesën e parë, ku nuk lejuan që mysafirët të kenë as edhe një goditje. Ndërkohë ishte autogoli i Dausonit, që doli vendimtar që Man. Junajtedi të arkëtojë pikët e plota.

 

“Djajtë e Kuq” me këto 3 pikë rikthehen në pozitën e dytë me 57 pikë, derisa Uest Hemi renditët në pozitën e pestë me 48 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button