“Djajtë e Kuq” dhe PSZH, në garë për sulmuesin e Napolit

Man. Junajted dhe Paris Sen Zhermeni janë gati të luftojnë për yllin e Napolit, Viktor Osimhen në verë. Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një nga figurat kryesore të  Napolit këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë katër asistime në 16 paraqitje në Serie A.

Osimhen është rritur në një lojtar të klasit botëror dhe klubet më të mira nëpër Evropë po përgatiten për një ankand veror. Siç raportohet nga “ESPN”, si Man. Junajted ashtu edhe PSZH janë seriozë për Osimhen dhe po planifikojnë të nisin një lëvizje për yllin e Napolit në afatin kalimtar të verës, duke u nisur nga të kuptuarit se një marrëveshje do të kushtonte mbi 100 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm për konkurrencën dhe po shqyrtojnë gjithashtu një numër alternativash të mundshme nëse humbasin 24-vjeçarin, me pretendentët aktualë që janë Dushan Vlahoviç i Juventusit, Hari Kejn i Tottenham dhe Benjamin Sesko i Salzburgut.

LEXO EDHE:

Back to top button