“Djajtë e Kuq” dhe Totenhami në garë për mesfushorin e Barcelonës

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku e kërkoi për një kohë të gjatë Man. Junajtedi dhe tashmë është Totenham që po tenton ta transferojë në Premier Ligë. Drejtuesit e Spurs-ave, që kanë paraqitur një ofertë te Barcelona për blerjen e mesfushorit holandez gjatë merkatos verore, plot 60 milionë euro përfshirë bonuset, është propozimi i klubit londinez.

Ndërkohë që 26-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, por vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

Mesfushori është pjesë e kombëtares holandeze prej shtatorit të vitit 2018 dhe deri tani numëron 54 ndeshje dhe 2 gola me kampionët në fuqi të Spanjës.

LEXO EDHE:

Back to top button