“Djajtë e Kuq” e Totenhami “sigurojnë” kualifikimin, Milani ndalet në barazim

Skuadrat e mëdha, falë përvojës dhe cilësisë, morën rezultate mjaft pozitive në ndeshje e para të fazës së 1/16-ave në Ligën Europa e tashmë presin të qeta sfidat e kthimit.

Milani barazoi 2-2 ndaj Crvena Zvezdas në Beograd, ku u zhvillua një sfidë e luftuar dhe me emocione. Skuadrës së Piolit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje që në minutën e 12-të, i shënuar nga Teo Hernandez, gjithsesi në fundin e pjesës së parë Pankov realizoi autogol, duke i dhënë epërsinë Milanit. Kanga barazoi në fillim të pjesës së dytë me 11-metërsh, por kuqezinjtë u kthyen shumë shpejt në epërsi me finalizimin e Theo Hernandezit po nga pika e bardhë e penalltisë. Nga minuta e 77-të Zvezda luajti në inferioritet numerik pas ndëshkimit të Rodic me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë vendasit barazuan në minutën e tretë shtesë me Pankov.

Asnjë problem për Romën, që triumfoi 0-2 në fushën e Bragës me gola të Edin Dzekos në fillimin e sfidës (5’) dhe të Mayoral në të 87-ën. Për verdhekuqtë u bë gjithçka më e thjeshtë pas ndëshkimit të Esegaios me karton të kuq (54’).

Man. Junajtedi “shtypi” me rezulta të thellë 0-4 Real Sosiedadin, që praktikisht është eliminuar nga Liga Europa. Për “Djajtë e Kuq” realizoi dygolësh Bruno Hernandez në minutat 27’ dhe 57’, për të ardhur më pas te goli i Rashford (65’). Junajted nuk i mjaftua me kaq, duke shënuar të katërtin me James pak minuta para fundit.

Katër gola realizoi edhe Totenhami në fushën e Volfsbergerit, me rezultatin përfundimtar që u fiksua në 1-4.  Son Heung-Min, Geret Bejll dhe Lukas Moura u dhanë epërsinë e trefishtë Spurs-ave në pjesën e parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë realizoi golin e nderit për vendësit me 11-metërsh Lindl. Karlos Vinisius mbylli llogaritë me austriakët në fundin e takimit me golin e 1-4.

Dinamo e Zagrebit mori një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në fushë e Krasnodarit me dygolëshin të Petkovic dhe finalizimin e Atiemven, që zhvlerësuan finalizimet e Berg dhe Kleason.

4-2 triumfoi Olmpiakosi ndaj PSV-së, në një sfidë që ofroi spektakël me lojë të bukur dhe gola. Buchalakis, M’Mvila dhe El Arabi realizuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa për holandezët e gjeti rrjetën dy herë sulmuesi izraelit Zahavi. Në të 83-tën shënoi për skuadrën greke Masouras, duke siguruar një rezultat shumë premtues.

Plot shtatë gola u shënuan në sfidën mes Jang Bojs dhe Bajer Leverkuzenit, që u fitua nga zvicëranët 4-3. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për vendësit falë golave të Fassnacht, Siebatcheu dhe Meschack, por “Aspirinat” arritën të barazonin me dygolëshin e Schick, dhe finalizimin e Diaby. Gjithsesi, një minutë para fundit të kohës së rregullt, Siebatcheu i dha fitoren skuadrës zvicërane.

I vetmi takim që nuk pati gola ishte Slavia Prague – Leicester Siti, ndërsa më herët Dynamo Kiev barazoi 1-1 me Klub Brizhin. Takimin e zhbllokoi Buyalskyy i vendasve (62’), por shumë shpejt miqtë barazuan me Machele (67’). (Supersport.al)

 

LEXO EDHE:

Back to top button