“Djajtë e Kuq” gjejnë një sulmues tjetër në Seria A

Man. Junajted do të bëjë debutimin në kampionat me sfidën në shtëpi ndaj Brajtonit, ndërsa trajneri Ten Haag mendon për ta nisur sa më mirë përballë tifozëve të skuadrës, drejtuesit punojnë ende për merkaton. Kështu së fundi ka dalë në skenë emri i sulmuesit austriak Marko Arnautoviç, i cili është pjesë e Bolonjës, por burime pranë klubit emilian flasin për një interesim zyrtar të “Djajve të Kuq” për kartonin e tij.

Futbollisti 33-vjeçar është një njohës i mirë i Premier Ligës, pasi ka luajtur më herët aty me Stouk Sitit e Uest Ham, teksa për “Djajtë e Kuq” shihet si një lojtar cilësor, që mund të vijë me kosto shumë të ulët në Mançester.

Arnautoviç ka edhe një vit kontratë me Bolonjën, megjithatë përballë një oferte prej 7-8 milionë eurosh mund të largohej drejt Anglisë, aty ku Man. Junajted mund t’i ofrojë pagë më të mirë dhe sigurisht më shumë prestigj në vitet e fundit të karrierës./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button