“Djajtë e Kuq” hidhen në sulm për të siguruar firmën e Sandro Tonalit

Man. Junajted po kalon një moment fantastik me trajnerin Kerrik në stol. Përballë Tottenham, “Djajtë e Kuq” siguruan fitoren e katër radhazi, një sukses i rëndësishëm që i mban në zonën e Ligës së Kampionëve, në vendin e katërt, plus 1 në raport me Çellsi-n.

Për Junajtedin prezenca në Ligën e Kampiomëve sezonin e ardhshëm është jetike, një objektiv i cili pritet të jetë përcaktues edhe për merkaton e verës.

Me apo pa Ligën e Kampionëve, me apo pa Kerrikun në stol, objektivi kryesor i Man. Junajtedit për sezonin e ardhshëm është gjetja e një mesfushori të ri, pasi Kasemiro do të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas “The Telegraph”, stafi drejtues i Junajtedit ka vendosur në majën e listës së dëshirave Sandro Tonalin, mesfushorin e Njukasëllit. Në garë prej kohësh për të siguruar shërbimet e mesfushorin “azzurr” është edhe Juventusi, por pengesë në këtë pikë, të paktën për “Zonjën e Vjetër” është kontrata dhe klauzola që Tonali ka me Njukasëllin.

Mesfushori rinovoi kontratën e tij duke firmos deri në 2029, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij është e detyruar të paguaje 100 milionë paund, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit, shifër kjo që praktikisht nxjerr Juven nga gara.

LEXO EDHE:

Back to top button