“Djajtë e Kuq” ia mbushin xhepat Pogbas në largim

Poll Pogba i ka thënë lamtumirë Man. Junajtedit dhe është gati të nisë një aventurë të re. Në orët e kaluara është zyrtarizuar ndarja mes “Djajve të Kuq” dhe francezit, i cili duket se do të kthehet tek Juventus-i. Por është pikërisht fundi i bashkëpunimit mes mesfushorit dhe klubit anglez që ka shkaktuar shumë zhurmë. Veçanërisht në lidhje me bonusin e besnikërisë që do të përfitojë lojtari.

Sipas së përditshmes britanike “Daily Mail”, në fakt, Pogba do të përfitojë plot 3.8 milionë sterlina për vitet e kaluara tek Junajtedit. Nga sa mësohet, nga viti i tij i parë te klubi i Mançester-it, francezi ka fituar bonuse falë sukseseve të arritura dhe nga kualifikimet e ndryshme në Europë (katër në Ligën e Kampionëve).

Një tjetër pjesë e shpërblimeve ka ardhur nga të drejtat e imazhit gjatë kohës të kaluar te “Djajtë e Kuq”. Shuma do të jetë pak më e ulët, siç u tha, se 4 milionë sterlina.

LEXO EDHE:

Back to top button