“Djajtë e Kuq” kërkojnë ndrrim të lojtarëve me “Zonjën e Vjetër”

Man. Junajted thuhet se kërkon të largojë sulmuesin Xhoshua Zirkzee drejt Juventusit në këmbim të mesfushorit Daglas Luizit. Sipas gazetës italiane “TuttoJuve”, Man. Junajted ka kërkuar një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh që do ta shihte Luizin t’i bashkohej “Old Trafford”, me Zirkzee që shkon në drejtim të kundërt.

Marrëveshja e propozuar nuk është befasi, duke pasur parasysh përpjekjet e Zirkzee për të bërë një ndikim në Man. Junajted. 23-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asistime në 19 paraqitje, duke çuar në spekulime se ai mund të largohet nga klubi.

Ndërkohë, Luiz gjithashtu ka dështuar të bëjë përshtypje të rëndësishme te Juventus, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar për klubin që nga transferimi i tij prej rreth 50 milionë euro nga Aston Villa.

Pavarësisht vështirësive të tij, Luiz u vlerësua si një nga mesfushorët më këmbëngulës në Angli gjatë kohës së tij në Premier Ligës. Marrëveshja do t’i shihte të dy lojtarët të kthehen në ligat e tyre të preferuara, me Zirkzee të ribashkuar me menaxherin e tij të vjetër Tiago Mota në Juventus dhe Luiz potencialisht t’i bashkohet kampionatit anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button