“Djajtë e Kuq”, kërkojnë sulmuesin 100 mln euro të Benfika-s

“Djajtë e Kuq” e morën në huazim holandezin Vout Veghorst nga Barnli, por nuk e kanë opsionin e blerjes së tij përfundimtare. Kësisoj disa emra janë në listën e “Djajve të Kuq”, derisa njëri nga ta do të transferohet verës në “Old Traford”.

Emri i ri në listën e United është sulmuesi portugez Goncalo Ramos, i cili pati paraqitje fantastike edhe në Kampionatin Botëror me Portugalinë. 21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Benfikan, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar 19 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin portugez dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij që nga sezoni i ri. Problem mbetet çmimi i lojtarit, pasi Benfica nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij pa fituar 100 milionë euro.

Në listën e Junajtedit për repartin ofensivë janë edhe emra si Tami Abraham, Markus Turam, Lautaro Martinez dhe Ivan Tonej.

LEXO EDHE:

Back to top button