“Djajtë e Kuq” kërkojnë sulmuesin e ri të Barcelonës

Ansu Fati thuhet se kërkohet nga skuadra e Premier Ligës, në atë që do të ishte një goditje fantastike në merkato për Erik ten Hag dhe për projektin e tij. Sulmuesi spanjoll, thuhet se është një prioritet për klubin anglez, por gjithmonë nëse Barcelona do ta konsiderojë një bisedim transferimi në merkaton e verës. Barça ka luftuar me probleme financiare gjatë viteve të fundit dhe si e tillë i është dashur të gjejë mënyra për të kapërcyer kufizimet, kryesisht ato të cilat quhet ‘levat’ e presidentit Joan Laporta, në të cilat ai shiti asetet e ardhshme të klubit për para.

Fati i ka patur minutat e tij të kufizuara këtë sezon për shkak të paraqitjeve të mira të pjesës tjetër të skuadrës si dhe dëmtimeve që e kanë lënë jashtë fushë për periudha të ndryshme kohore.

Duket se për Çavin, Ansu Fati nuk është më një lojtar kryesor i ekipit, dhe për këtë fakt, Barcelona ndoshta në merkaton e verës do të ulet në bisedime me Junajtedin. Sulmuesi spanjoll ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2027.

LEXO EDHE:

Back to top button