“Djajtë e Kuq” konfirmojnë: Xhimi Retklif, bleu 25 për qind të aksioneve
Man. Junajted njoftoi të dielën se miliarderi britanik Xhim Retklif bleu 25% të aksioneve në klubin e famshëm anglez të futbollit në Premier Ligë.
Shitja u konfirmua nga Man. Junajted dhe “INEOS” i kontrolluar nga Retlif, një konglomerat shumëkombësh me bazë në Londër.
“INEOS” përmes një kumtese konfirmoi se Retklif do të blejë 25% të aksioneve të klubit të klasit B dhe deri në 25% të aksioneve të disponueshme publikisht të klasit A dhe do të sigurojë një shtesë prej 300 milionë dollarësh të destinuara për të mundësuar investimin e ardhshëm në “Old Trafford”, stadiumi historik i klubit.








