“Djajtë e Kuq” në aksion, kërkojnë sulmuesin francez të Atletikos

Mançester Junajted është duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e yllit të Atletiko Madridit, Antoan Griezman. Mediumi spanjoll “Ok Diario” raporton se “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë tejet shumë francezin, andaj po shpresojnë në një marrëveshje qysh në janarin që po vjen.

Gjithnjë në bazë të raportit, ekziston një klauzolë lirimi në vlerën e 25 milionë euro që mund të bëhet aktive nga skuadra angleze nëse pajtohen me lojtarin.

Mirëpo, Man. Junajted fillimisht duhet ta bind Grizmanin, i cili është shumë i lumtur te Atletiko, madje, francezi verën që lamë prapa kishte refuzuar një ofertë të “çmendur” financiare nga një klub arab.

LEXO EDHE:

Back to top button