“Djajtë e Kuq” në prani të tifozëve barazojnë me Fulhamin

Man. Junajted ka dështuar të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Fulhamit, duke barazuar 1-1. Edinson Kavani 15′ zhbllokoi shifrat në këtë ndeshje, duke shënuar një gol mjaft të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës vendase.  Ndeshja kaloi më shumë dinamike, por me mungesë të rasteve. Ndërkohë në minutën e 76-të, Bryan Joe barazoi shifrat pas asistimit të Bobby Reid.

 

 

Fulham veçse ka rënë nga Liga, derisa Man. Junajted ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Në këtë ndeshje vëmendjen kryesore e mori rikthimi i tifozëve, të cilët nuk ishin të pranishëm për një kohë të gjatë shkaku i pandemisë dhe rregullave kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button